Kanadaja legalizon kanabisin, duke u bërë vendi i dytë në Botë që ndërmerr këtë hap, pas Uruguajit në 2013-ën. Akti Kanabis kaloi me 52 vota pro dhe 29 kundër. Gjithashtu, ligji kontrollon e rregullon mënyrën si mund të kultivohet, shpërndahet e shitet bima narkotike. Tashmë, kanadezët mund të blejnë e konsumojnë lirisht kanabis, nga muaji shtator.