Bota

Kancelari gjerman nga Shtëpia e Bardhë: Trump është personi kyç për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë! Ja se si mund ta bëjë…

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se Presidenti Donald Trump është “personi kyç” për të sjellë fundin e luftës në Ukrainë “duke ushtruar presion mbi Rusinë”.

LEXO EDHE:  Trump: Përgjigjia e Putinit ndaj sulmit në aeroportet ruse nuk do të jetë e mirë, ka urrejtje mes palëve

“Ne të dy biem dakord për këtë luftë dhe sa e tmerrshme po zhvillohet, dhe të dy po kërkojmë mënyra për ta ndaluar atë shumë shpejt. Dhe i thashë presidentit (Trump)… ai është personi kyç në botë që mund ta bëjë vërtet këtë tani duke ushtruar presion mbi Rusinë”, tha Merz gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Udhëheqësi gjerman përsëriti angazhimin e palëkundur të vendit të tij ndaj Ukrainës, duke shtuar se imazhet e tmerrshme nga fusha e betejës janë shkaktuar nga “armët ruse kundër Ukrainës”.

LEXO EDHE: VIDEO/ Kancelari gjerman i dhuron presidentit Trump çertifikatën e lindjes së gjyshit të tij

“Ukraina po synon vetëm objektiva ushtarake, jo civilë, jo infrastrukturën energjetike. Pra, ky është ndryshimi dhe kjo është arsyeja pse po përpiqemi të bëjmë më shumë kundër Rusisë”, shtoi Merz.

Pas telefonatës me Putin, Presidenti amerikan Donald Trump tha se dyshja diskutoi sulmin e Ukrainës ndaj bazave të shumta ajrore thellë brenda Rusisë gjatë fundjavës dhe zbuloi se Putin tha se do të duhet t’i përgjigjet sulmit.

Trump e quajti telefonatën një “bisedë të mirë”, por pretendoi se nuk ishte një bisedë që do të çonte në paqe të menjëhershme.

Është hera e parë që presidenti amerikan ka folur me homologun e tij rus në pak më shumë se dy javë, me bisedën e tyre të fundit telefonike që u zhvillua më 19 maj.