Aktualitet

Kaosi në Kuvend, video e momentit kur Petrit Doda shkul mikrofonin dhe e hedh drejt Spiropalit!

Sot Kuvendi u shënua nga momente tensioni të shumta. Një prej tyre u krijua kur deputeti Petrit Doda mbajti një kabull mikrofoni në dorë dhe më pas e hodhi në drejtim të kryeparlamentares Elisa Spiropali. Mes tensioneve të shumta në Kuvend dhe teksa Garda kishte rrethuar foltoren për shkak të kaosit që krijuan deputetët e opozitës, deputeti Doda duket teksa përplaset me punonjësit. Pasi tentativa e tij për të kaluar Gardën dështon, Doda hedh mikrofonin në drejtim të Spiropalit.