Tensione në seancë plenare. Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren pasi kërkuan fjalën për replikë ndaj kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
Sipas kryeparlamentarit Niko Peleshi, nuk mund të replikohet mbi një replikë dhe sipas tij, këto janë vetëm tentativa për moslejimin normal të punës së Kuvendit.
Z.Noka mos e prishni seancën për një normë që është vendosur në rregullore dhe nuk është shkelur kurrë. Nuk ka replikë mbi replikë. Gjeni një arsye tjetër për të prishur seancën, por jo këtë, deklaroi Peleshi.