Java e 26-të e kampionatit “Abissnet Superiore” luhet të premten dhe të shtunën dhe nis më 27 shkurt, në orën 19:00, me klasiken e futbollit shqiptar Vllaznia – Tirana në stadiumin “Loro Boriçi”. Dy skuadra me histori në futbollin shqiptar përballen mes tyre, ku objektivi i vetëm është rikthimi te fitorja.
Të shtunën, më 28 shkurt, luhen katër takimet e tjera. Në orën 13:30, Vora pret në shtëpi Dinamo City-n, me të dy ekipet që synojnë rikthimin te rezultati pozitiv.
Në orën 16:30 zhvillohen dy ndeshje njëkohësisht. Partizani përballet me Egnatian në “Arena e Demave”, në një duel të fortë dhe spektakolar. Po në të njëjtën orë, AF Elbasani luan ndaj Bylisit në “Elbasan Arena”, me të dy ekipet që vijnë pas rezultateve pozitive në javën e kaluar.
LEXO EDHE: Shehi para Vllaznisë: Tirana me objektiva të qarta, japim maksimumin në fushë!
Java mbyllet në orën 19:30 me ndeshjen mes Teutës dhe Flamurtarit në stadiumin “Niko Dovana”, një tjetër përballje e rëndësishme për ecurinë e sezonit. Durrsakët synojnë fitoren e tretë radhazi në kampionat, ndërsa vlonjatët, që ndodhen në fundin e tabelës, kërkojnë rikthimin te fitorja.
Java 26
E PREMTE
Vllaznia – Tirana 19:00
E SHTUNE
Vora – Dinamo City 13:30
Partizani – Egnatia 16:30
AF Elbasani – Bylis 16:30
Teuta – Flamurtari 19:30
LEXO EDHE: Tirana vuan kundër Vllaznisë, ja kur daton fitorja e fundit në “Loro Boriçi”!