Sot luhen të gjitha ndeshjet e Javës së 32-të të Kategorisë Superiore. Në orën 16:00 nisin të luhen Kamza-Luftëtari, Kukësi-Lushnja e Laçi-Skënderbeu. Praktikisht, Skënderbeu i ka mbyllur llogaritë për titullin dhe festimet për të janë thjesht çështje kohë. Ndërkaq, në 19:00 është rradha e sfidave Partizani-Teuta dhe Flamurtari-Vllaznia.