Në Kategorinë Superiore u luajtën sot 4 ndeshjet e para të javës së 26-të, të cilat dhanë këto rezultate: Flamurtari-Bylis 0-0, Vllaznia-Tirana 3-1, Laçi-Teuta 1-2 dhe Kukësi-Tërbuni 1-0. Nesër pasdite në orën 19 zhvillohet sfida më e rëndësishme e javës, Partizani-Skënderbeu, që transmetohet direkt në kanalet e Supersport.