Gossip Showbiz

Kathy Bates rrëfen se lexon fshehurazi komentet rreth saj? “Një koment i keq më…”

Aktorja e njohur dhe fituese e çmimit “Oscar”, Kathy Bates, ka treguar së fundmi se, edhe pse nuk është e lejuar, shpeshherë fshihet në rrjetet sociale për të ndjekur reagimet e fansave rreth serialit “Matlock”.

Gjatë një paneli në ngjarjen “Deadline’s Contenders TV”, ajo u shpreh se lexon komentet në Reddit dhe shpesh ndikohet më shumë nga ato negative sesa nga mijëra komente pozitive. Ajo tha për “Daily Mail”:

Një koment i keq më qëndron gjatë në mendje

Aktorja përmendi edhe një moment prekës që e ka lënë pa fjalë – një përdoruese e Reddit ndau historinë e saj personale si anëtare jurie, e ngjashme me një episod të serialit, çka e preku shumë Bates-in.

Përveç aktrimit, ajo zbuloi se do të drejtojë një episod të sezonit të dytë të “Matlock”, për herë të parë pas 22 vitesh që nga koha e “Six Feet Under”.

Bates foli gjithashtu me admirim për kolegen e saj Skye P. Marshall, që luan rolin e Olympia-s, duke e quajtur “shkëlqyese dhe autentike në ekran”.

Në versionin e ri të serialit “Matlock”, që nisi në CBS në shtator 2024, Kathy Bates luan rolin e Madeline “Matty” Kingston, një avokate që kthehet nga pensioni për të kërkuar drejtësi pas humbjes tragjike të vajzës së saj gjatë krizës së opioideve. Seriali tashmë është konfirmuar për një sezon të dytë.