Këngëtarja e famshme Katy Perry ka bërë një deklaratë që ka mërzitur jo pak fansat e saj të zjarrtë.
Pas 10 vitesh aktive në muzikë, këngëtarja ka vendosur të shkëputet dhe të përqëndrohet vetëm tek lidhja e saj me Orlando Bloom. Ajo u shpreh se nuk do të ketë asnjë album të ri pasi nuk ndihet më pjesë e lojës.
Perry ka qenë gjithashtu e pranishme në drejtimin e spektakleve të ndryshme si edhe pjesë e jurisë së “American Idol”. Për këngëtaren, ditët e shkëlqimit kanë mbaruar.
Ajo nuk tregoi se për sa kohë do të zgjasë kjo shkëputje por ama na bëri të nënkuptojmë se ajo do të jetë e gjatë.