Udhëtim me votën e shqiptarëve në zgjedhje. Top Albania Radio vjen me një maratonë informative dhe analitike me raportime nga terreni dhe opinionistë për të sjellë në kohë reale gjithçka do ndodhë ditën e zgjedhjeve më 11 Maj dhe ditët në vijim deri në daljen e rezultatit të plotë me “Shqipëria Vendos – Zgjedhjet 2025”.
Nën drejtimin e gazetarit Blendi Salaj, Top Albania Radio ju sjell një maratonë zgjedhore me raportime të gazetarëve të Top Media nga çdo cep i Shqipërisë – shoqëruar me analiza në studio, intervista me protagonistët dhe rezultatet e çdo qyteti.
I ftuar në studio ka qenë Adri Nurellari, analist politik i cili ka analizuar me detaje gjithçka rreth ditës së sotme të zgjedhjeve në vendin tonë. Kë shikon ai nga emrat e kandidatëve të Partisë Socialiste në listën e hapur se do t’ia dalë?!
Ata që kanë më shumë pushtet, padyshim mendoj se Partia Socialiste e ka ndërtuar tashmë një sistem të konsoliduar të plaçkitjes së pushtetit, favoreve me vende pune, poste, tendera, garanci imuniteti, shpëtim nga gjobat siç ndodhi edhe pak ditë para zgjedhjeve. Mbyllja e syrit ndaj kontrabandës dhe formave të tjera dhe privilegjeve që jep pushteti. Ata që kanë më shumë pushtet në syrin e votuesit që voton me këtë lloj sjellje ata do të votohen më shumë. Kush shikohet se është më afër pushtetit ekzekutiv.