Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Kelly, ka ndarë me ndjekësit e tij një rrëfim prekës për gjendjen e tij shëndetësore.
Ai ka zbuluar se arsyeja e mungesës së tij nga koncertet dhe ekrani ka qenë një problem serioz shëndetësor që e ka prekur kohët e fundit.
Prej disa kohësh po përballem me një paralizë faciale që më ka ndalur gjysmën e fytyrës dhe qafës, duke prekur edhe kordat zanore
– ka shkruar ai në një postim, duke treguar se kjo gjendje i ka sjellë vështirësi të mëdha shpirtërore.
Artisti ka pranuar se nuk është e lehtë të shohësh veten ndryshe, por thekson se falë ndihmës së mjekëve, besimit tek Zoti, mbështetjes së familjes dhe dashurisë së fansave, ai beson se do ta kalojë këtë sfidë.
Shumë shpejt do jem pranë jush, më i fortë dhe me më shumë energji se kurrë. Ju dua
– ka përfunduar ai, duke lënë të kuptohet se muzika mbetet motivimi i tij më i madh.
Kujtojmë se gjatë kohës kur ishte pjesë e “Big Brother VIP Albania”, Kelly tregoi publikisht se bashkëshortja e tij është e prekur nga kanceri.
Edhe pse gjendja e saj aktuale nuk është bërë e ditur, është e dhimbshme fakti që çifti po kalon një periudhë kaq të vështirë shëndetësore.