Ditën e kaluar modelja e famshme Kendall Jenner publikoi në profilin e saj në Instagram një letër anonime ku një admirues sekret i shprehte hapur dashurinë.
Në të gjithashtu shkruhej se edhe përse ata e kishin të pamundur të ishin bashkë, ai do ta dashuronte gjithë jetën dhe se modelja është muza e tij. Fillimisht ylli i “Keeping up with the Kardashians” e ka mbuluar emrin e admiruesit duke nxitur qindra aludime në media dhe tek fansat por më pas duket se e ka zbuluar.
“Adhuruesat sekretë janë M&M” ,-shkroi modelja duke nënkuptuar së bëhet fjalë për dy miqtë e saj fotografë, Mert Alas dhe Marcus Piggott. Duket se fansat nuk e kanë besuar aspak dhe kanë nisur hulumtimet e tyre duke bërë një krahasim të shkrimit.
Duke arritur të gjejnë fakte, fansat kanë dalë në përfundimin se shkrimi i kësaj letre është pikërisht ai i ish pjesëtarit të “One Direction”, Harry Styles. Ata kanë krahasuar letrën e famshme me të tjera që këngëtari ka shkruar për fansat e tij apo për të bërë njoftime të ndryshme në platformat sociale.