Këngëtari i njohur kanadez Bryan Adams së fundmi ka treguar se ka rezultuar për të dytën herë pozitiv me COVID-19 pasi fluturoi në Itali. 62 vjeçari u testua në aeroportin Malpensa të Milanos, ku po mbërrinte për të promovuar kalendarin e Pirelli-t 2022. Në një postim në rrjetin e tij social Instagram ai shkroi se:
Ja ku jam, sapo mbërrita në Milano dhe kam rezultuar pozitiv për herë të dytë brenda një muaji me COVID-19. Faleminderit për gjithë mbështetjen tuaj.
https://www.instagram.com/p/CWs85sHMEuC/
Një përfaqësues i yllit tha për ‘NME’ se Adams është plotësisht i vaksinuar. Në fillim të këtij viti, Adams u shpreh se kishte COVID-19, por nuk kishte pësuar asnjë simptomë. Ai u detyrua të tërhiqej nga ceremonia e hyrjes në “Rock and Roll Hall of Fame”, e cila u zhvillua më 30 tetor për të nderuar figurën e Tina Turner.
Më pas ai performoi në disa koncerte në Las Vegas përpara se të shkonte në Itali dhe së fundmi njoftoi një turne të ardhshëm në Mbretërinë e Bashkuar për albumin e tij të 15-të të titulluar “So Happy It Hurts”. Këngëtari kishte folur më parë për koronavirusin, duke shkruar:
Falë disave që hanë gjëra të ndyra, e gjithë bota tani është në pritje.
Ylli më pas kërkoi falje pasi dha mesazhin për të gjithë njerëzit të bëhen vegan, duke pretenduar se po mbështeste veganizmin. Rikujtojmë se rreth 1 javë më parë artisti festoi 11-vjetorin e albumit të tij muzikor “Bare Bones”.
https://www.instagram.com/p/CWW4Tv9FXSR/