Showbiz

Këngëtari i njohur nga Kosova përfshihet në një aksident automobilistik

Ai po udhëtonte drejt Zvicrës kur makina e tij ka rrëshkitur dhe falë një barriere në anë të rrugës ka shpëtuar nga rënia në lartësi 100 metra.

Bëhet fjalë për Labinot Rexhën i cili ka zbuluar të gjithë ngjarjen e frikshme me anë të disa postimeve në Facebook.

Teksa ka shfaqur edhe pamje nga aksidenti, këngëtari nga Kosova u shpreh se në ato momente kur mendoi se e humbi familjen e tij kuptoi se pasuria dhe fama nuk janë asgjë.