Këngëtarja greke Glikeria është shumë e njohur dhe e dashur për popullin grek, por ishte pikërisht një këngë shqip ajo që e bëri Glikerian të njohur edhe në vendin tonë. Gjatë recitalit të saj në Greqi, transmetuar nga MeGa Tv, Glikeria këndoi “25 Gërsheta”, ku u shoqërua edhe nga Dashnor Kurti, një nga bashkëpunëtorët e saj më të afërt shqiptar. Glikeria është një nga artistet greke që e do shumë Shqipërinë dhe muzikën tonë!
Në një intervistë, Glikeria ka folur për bashkëpunimin e saj me Dashnor Kurtin, i cili ishte pikërisht ai që e njohu me këtë këngë, si dhe i tregoi vargjet. Glikeria ishte shumë e gatshme pasi i pëlqente kënga, por frika e saj e vetme ishte theksi jo i mirë në gjuhën shqipe. Ajo zbulon se nuk ka kënduar ndonjë tjetër herë në gjuhën shqipe, kjo ishte hera e parë dhe për të ishte një përvojë që i pëlqeu shumë. Kjo ishte një sfidë për të, të këndonte në një gjuhë të cilën nuk e njeh.
Ajo gjithashtu zbuloi se kjo këngë ka edhe një version grek me titull “Molla”, teksti i së cilës ndryshon paksa me versionin shqiptar, por përsëri është i mrekullueshëm. Këngëtarja gjithashtu zbuloi se ka një bashkëpunim me Kurtin, i cili është një artist që ka arritur të fitojë shumë sukses me muzikën e tij në shtetin fqinj.
Glikeria gjithashtu zbuloi si e priti populli grek këtë version të sajin, dhe ajo u shpreh se ka marrë shumë përgëzime dhe ishte një perfomancë tepër e suksesshme. Ndër të tjera, ajo tregoi se madje ka qenë në vendin tonë dhe ka patur performanca të ndryshme muzikore. Madje artistja krahasoi muzikën shqiptare me atë greke dhe theksoi se ka disa këngë, pikërisht këngët e jugut, të cilat kanë mjaftueshëm ngjashmëri me ato greke.
https://www.instagram.com/p/CS2PC_TjJ1E/?utm_medium=copy_link