Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar dhe këtë e kanë konfirmuar nga Qeveria e Kosovës.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar për “Zërin” se Kurti është kërcënuar dhe se është rritur niveli i tij i sigurisë.
“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë.Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse”, ka thënë Kryeziu.
Ai ka shtuar se kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt.
Vijon…
