Bota

Kërkohet lirimi i dy ushtarëve grekë, refuzohet kërkesa

Dy ushtarët grekë, të ndaluar prej 111 ditësh në burgun e Edërnes në Turqi, u përpoqën edhe një herë nëpërmjet avokatëve të tyre për të arritur lirimin, por autoritetet gjyqësore nuk pranuan. Kërkesa tjetër do të mund të paraqitet pas një muaji. Ndërkohë ende asnjë aktakuzë zyrtare nuk është lëshuar ndaj tyre. Një nga argumentet kryesore të autoriteteve turke për mos lirimin e tyre është frika se mund të largohen.