Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD po diskutohen ndryshimet statutore. Anëtari i kryesisë së PD-së, Arben Imami tha se në mbledhjen e Këshillit Kombëtar nuk lejohen diskutimet. Arben Imami e ka cilësuar si fiktive mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Ndërkohë që mbledhja e forumit më të lartë vendimmarrës në PD, Imami tha se po diskutohet vetëm mbi një draft, ndërkohë që janë rrëzuar me shumicë dërrmuese votash propozimet e bëra.“Partia vijon të mbetet monokratike, nuk lejohen diskutimet, nuk është një ditë e bukur për Partinë Demokratike”, tha Imami, duke shtuar se do të vijojë të marrë pjesë në mbledhjet e forumeve të kësaj partie. Statuti do të vazhdojë të mos jetë pengesë për rikandidimin e Bashës si kryetar, nëse humbet edhe zgjedhjet parlamentare të 2021-shit. Ndryshimet statutore do t’i nënshtrohen votës finale në Kuvendin Kombëtar të 28 prillit.