Bota

Kim Jong-un viziton sërish Kinën

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un vizitoi sot Kinën, në atë që është udhëtimi i tretë i tij për në vendin komunist, që nga muaji mars. Udhëtimi vjen pasi lidhjet mes Pekinit dhe Uashingtonit po testohen nga një mosmarrëveshje e madhe tregtare. Kim Jong Un do të zhvillojë edhe një vizitë dy-ditore në Pekin duke filluar nga sot dhe pritet të diskutojë me udhëheqësit kinezë hapat e tij të ardhshëm pas takimit samitit të javës së kaluar me presidentin Donald Trump.