Showbiz

Kim Kardashian e gatshme të heqë dorë nga fama për tu bërë avokate

Ylli i “Keeping up with the Kardashians” është gati për një kapitull të ri në jetën e saj.

Së fundmi Kim ka rrëfyer se është mëse gati të heqë dorë nga fama e saj online për tu përqëndruar tek politika, kryesisht tek ligjet dhe avokatia.

Sipërmarrësja e famshme ka disa që po studion për tu bërë avokate tha se ndihet mirë kur rrethohet nga njerëz të kësaj fushe ndërkohë që dëshiron të ndjekë hapat e babait të saj.

38-vjeçarja momentalisht është përqendruar tek reforma e burgut dhe vetëm pak muaj më parë ka bindur Donald Trump që të lirojë nga burgu Alice Marie Johnson e dënuar për posedim droge.