Showbiz

Kim Kardashian feston 39 vjetorin krejtësisht në privatësi

Ylli i “Keeping up with the Kardashians” ditën e kaluar mbushi 39-vjeç.

Si rrallëherë Kim festoi ditëlindjen e saj krejtësisht në privatësi pa shpërndarë qindra foto në rrjetet sociale dhe pa lançuar ndonjë koleksion të ri të limituar vetëm në rastin e kësaj feste.

Sipërmarrësja e famshme organizoi një darkë të thjeshtë me të gjithë familjen e saj me ushqime nga restoranti i preferuar si dhe një kamion me ‘churros’ për të gjithë si dhuratë nga bashkëshorti Kanye West.