Showbiz

Kim Kardashian nënë për herë të katërt, zbulon emrin e fëmijës

Ylli i “Keeping up with the Kardashians” pak kohë më parë rrëfeu më anë të një interviste se dëshiron ta çojë në 4 numrin e fëmijëve të saj dhe për këtë është dakort edhe Kanye West.

Së fundmi, pasi ishte e ftuar tek Jimmy Kimmel, Kim zbuloi se jo vetëm që do të bëhet sërish nënë por madje që tani e ka gjetur emrin e fëmijës së saj.

Familja e saj do të bekohet sërish me një djalë që do të vijë në jetë në mënyrë surrogate pasi 37-vjeçarja e ka fizikisht të pamundur të mbartë një fëmijë.

Djali i saj do të quhet Rob, ashtu si i vëllai.