Të thuash se Kim Kardashian editon fotot e saj me programe të ndryshme kjo nuk është diçka e re por së fundmi duket se ajo i ka kaluar kufinjtë.
Pak orë më parë ylli i “Keeping up with the Kardashians” postoi një foto në rrjetin social Instagram ku promovon koleksionin e saj më të ri të make-up “’90s-inspired KKW” dhe një pjesë e mirë e fansave nuk po e njihnin dot.
Në foto hunda e Kim duket më e vogël, lëkura më e errët dhe trupi më i hollë. Ajo i ka shtuar pamjes së saj edhe një nishan poshtë syrit duke e bërë të ngjashme me këngëtaren Toni Braxton.
Ende nuk dihet nëse këto ndryshme kanë qenë të qëllimshme por fansat nuk janë aspak të lumtur për këtë fakt.