Sipërmarrësja e famshme Kim Kardashian ka lënë pa fjalë paparacët mbrëmjen e kaluar teksa është shfaqur në eventin “5th Annual Hollywood Beauty Awards” me një veshje të rrezikshme.
Ajo u shfaq me një fustan të vitit 1998, të Thierry Mugler i koleksionit ‘vintage’ duke shfaqur më shumë seç duhet pjesën e dekoltesë.
Burime pranë saj kanë rrëfyer se ky fustan është stiluar edhe një herë nga bashkëshorti i saj Kanye West enkas për të.