Pjesë e nismës për gjelbërimin e Tiranës u bë edhe Kisha Katolike. Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe arkipeshkvi i Arkidioqezës Metropolitane të Tiranë-Durrësit, Imzot George Frendo morën pjesë në mbjelljen e pemëve, ndërsa vlerësuan rëndësinë që ka ajo në përmirësimin e cilësisë së klimës dhe ajrit.