Sport

Klasi i Brojës ndaj Cityt, detyron Foden të shkaktojë faull, sulmuesi kuqezi shkëlqen në Manchester

Evertoni arriti të ndalte në transfertë Manchestyer Cityn, duke zhytur akoma dhe më në krizë kampionët në fuq të Premier League.

Minuta pati dhe për Armando Brojën, i cili u hodh në fushë në minutën e 70’, duke lënë sërish një përshtypje mjaft të mirë.

Në fund të takimit, ai madje tregoi dhe forcën e tij përballë ‘Lojtarit të Sezonit’ të kaluar në Angli, Phil Foden. Ky i fundit kërkoi ta ndalte me çdo kusht sulmuesin e Kombëtares shqiptare, duke provuar t’i hiqte dhe të mbathurat, gjë që nuk funksionoi për yllin anglez.

LEXO EDHE: Bilanci: Real Madrid për 2025-ën, më pak dëmtime e shumë tituj!

KLIKO KËTU PËR VIDEON

Gjatë këtij takimit, Broja krijoi dhe disa raste, të cilat nuk u realizuan në gol nga shokët e tij të skuadrës.

Gjithsesi kjo ishte një pikë shumë me vlerë për Evertonin, që pas Arsenalit dhe Chelseat, arriti të ndalte dhe Manchester Cityn.

LEXO EDHE: Niko Uilliams dhe Musiala, dy dilemat e mëdha të Bajern Mynihut në vitin 2025

Premier League përcillet LIVE në Digitalb.