Ka ngjarje që ndiqen, por ka edhe ngjarje që përjetohen. Kjo verë sjell spektaklin më të madh sportiv në planet: Kupën e Botës 2026. Për herë të parë në histori, 48 përfaqësuese, 104 ndeshje dhe tre vende organizatore. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika do të bashkohen në festivalin më të madh e më të bukur të futbollit, Kupën e Botës 2026 dhe aty ku rreh zemra e futbollit botëror, aty do të jetë edhe DigitAlb.
Nga ndeshja e parë, më 11 Qershor e deri te finalja e madhe e 19 Korrikut, çdo emocion, gol, histori dhe çdo moment që do të mbetet në kujtesën e botës, do të transmetohet live në dy kanale të dedikuara në SuperSport, FALAS me çdo paketë abonimi Tokësor, Satelitor dhe në Aplikacionin DigitAlb, duke bërë që magjia e këtij eventi të jetë më pranë se kurrë për çdo familje shqiptare. Për më tepër gjatë këtij muaji, paketat Familjare dhe Premium në DigitAlb i përfitoni me ulje deri në 10 mijë lekë.
Ky është turneu më i madh që futbolli ka njohur ndonjëherë. Një skenë ku legjendat kërkojnë historinë, ku kombet ëndërrojnë lavdinë dhe ku miliarda zemra rrahin në të njëjtin ritëm. Këtë verë, bota do të ndalet për Kupën e Botës dhe spektakli do të jetojë në DigitAlb. 48 përfaqësuese, 104 ndeshje, një Kampion Bote, një botë e tërë emocionesh, Live në DigitAlb/SuperSport. Të gjitha në paketën sportive më të pasur në vend, vetëm në DigitAlb. Vizitoni tani faqen zyrtare www.digitalb.al, abonohuni me ulje deri në 10 mijë lekë dhe shikoni gjithçka.