Celebrities Live From Tirana

Kledi i “Big Brother VIP” sqaron të vërtetën e marrëdhënies me modelen e njohur, Kristina Baki dhe jo vetëm!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar ish-konkurrenti tanimë i “Big Brother Vip”, Kledi Hysa. Që para se të niste rrugëtimin e tij në këtë format u tha se Kledi dhe moderatorja e emisionit, Arbana Osmani njiheshin që të vegjël me njëri-tjetrin. Kledi na sqaron më shumë në lidhje me këtë raport:

Në klasë të pestë deri ne të tetë kemi qenë në një klasë dhe në një bankë me Arbanën. Arbana ka qenë ajo që më ka zgjedhur që të jem pjesë e kastit dhe mundësia për të qenë pjesë ka qenë më shumë për jo sepse kam një jetë me shumë angazhime por që më pas ftesën e pranova sepse nuk doja të refuzoja ftesën e Arbanës.

Cilat janë angazhimet e Kledit jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri?

E para është familja, janë pyetur dhe më kanë mbështetur. Më ka mbështetur edhe partnerja. Firma që bashkëpunoj, gjithë modelingu. Tetorin-nëntorin e kam patur full me punë. Unë kam mësuar nga jeta që më mirë bëhu pishman që e bëre sesa nuk e bërë. Jashtë vendit kur jam nëpër sfilata unë jam i huaj ndërsa këtu jam në shtëpinë time. Ka qenë një ndjenjë e mrekullueshme. Dola sepse Kledi kaq e pati jo sepse jam i huaj. 

Si ka qenë komunikimi me të dashurën e tij pas daljes? Vlen të theksojmë se mediet gjithashtu kanë shkruar për një marrëdhënie romantike të Kledit me modelen e njohur, Kristina Baki. Sa të vërteta janë këto lajme?

Komunikimi ka qenë shumë pozitiv sepse ajo e dinte që para se të hyja që do futesha në një lojë psikologjike dhe mund të ndodhnin shumë gjëra. Çdo gjë që ndodh në atë shtëpi mbetet në atë shtëpi. Gjërat do të merren më me detaje kur të kthehem në Austri. Unë nuk mund të hajë me dy lugë. Ju e keni parë Kledin live, njeriu mund të jetë një javë i mirë por jo 7 javë. Nuk kam qenë në një lidhje me asnjë modele shqiptare në momentin që kam qenë me partneren time. Historia me Kristina Bakin ka mbi 10 vite. Ajo ka qenë shoqja e ngushtë e Adrolës. Adrola ka qenë e martuar me djalin e dajës tim. Unë kam pasur bashkëpunime me agjenci të huaja dhe gjithmonë jam munduar të ndihmoj shqiptarët. Kur kam punuar bashkë me të, kemi pas një sfilatë dhe disa ‘photoshooting’ dhe jam ndjerë krenarë sepse njerëzit thonin: ‘wow sa të bukura janë’. Adrola më ka lënë pa fjalë. Marrëdhënia ime ka qenë vetëm bashkëpunim. Kristina dhe Adrola janë njerëz të mrekullueshëm si nga puna edhe nga karakteri. Jam ndjerë i lumtur me to. 

Cili ka qenë pengu më i madh i Kledit në lidhje me Arjolën dhe Beatrix-in?

Mendoj që Arjola meritonte më shumë nga unë, më ka bërë të ndihem shumë mirë në shumë situata. Është një njeri i pazëvendësueshëm, e dua pafund, njeri kristal. Beatrix-i ishte më e re në lojë dhe mbase nuk ishte koha e duhur për të bërë ‘date’-in që patëm. Por ta bëja tani mendoj që do të ishte më e çlirët. Semi më tha që po ndjehet në siklet dhe më pas unë u sikletova dyfish. U mundova ta pyesja që të ndihej më lirshëm dhe mënyra e komunikimit nuk shkoi në atë drejtim dhe më pas ikja e saj la shumë pyetje që po ndodhin tani. Mbyllja me kërcimin që doja patjetër nuk ma plotësoi.

Kush është pretendent për ta fituar këtë “Big Brother VIP” sipas Kledit?

Aty ka 2-3 lojtarë të fortë që janë Iliri, Donaldi dhe Arjola. Beniada po vjen nga mbrapa. Unë dëshiroj që Arjola ose Donaldi ta fitojnë. Donaldin e kam vëlla dhe e dua pafund dhe tek ai dhe Arjola kam vlerësuar dashurinë, pastërtinë. Flasin me shpirt dhe me zemër. Sa i përket nominimeve të kësaj jave, shpresoj të shpëtoj Beniada. Beniada është shumë e mirë dhe do e ketë pak të vështirë aty. Gjithsesi e shoh si finaliste. Unë brenda shtëpisë së ‘Big Brother’ kam dashur të tregojë se pavarësisht lojës në fund të ditës jemi njerëz. Unë njerëzit që më kritikojnë i dua më shumë sepse unë në ato momente rritem si njeri. Aty brenda e dinin që unë isha një lojtar i fortë. Unë po luaja nje lojë që ato nuk e besonin, nuk e besonin që isha aq i mirë. Planit tim i kam ndejtur deri në fund.