Celebrities Showbiz

Kleoniki Delijorgji tregon se ka hequr dorë nga editimi i fotove duke dhënë një mesazh për të gjithë ndjekësit e saj!

Një nga modelet më të përfolura kohëve të fundit është Kleoniki Delijorgji, e cila është diskutuar shumë për sa i përket fotografive të saj provokuese. Jo vetëm provokuese, por Niki nuk i ka kursyer as fotot e saj të guximshme dhe shumë artistike nudo.

Kleoniki është një personazh pa komplekse dhe pa filtra dhe si e tillë shpesh poston dhe foto e video nga e përditshmja e saj, pa u kufizuar aspak. Së fundmi ajo ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram, ku tregon se tashmë ka hequr dorë përfundimisht nga filtrat dhe nga editimi i fotove të saj. Madje, në video, ajo ka publikuar disa foto pa dhe me filtër ku tregon edhe ndryshimet. Në këtë mënyrë, Kleoniki ka dhënë edhe një mesazh motivues për të gjitha vajzat.

Ka qenë një kohë kur unë përdorja këtë aplikacionin për të edituar fytyrën. Në fillim më jepte një valë dopamine. Por më pas më shkatërroi vetëvlerësimin dhe imazhin e vetes, deri në pikën që nuk ndihesha e bukur pa e përdorur këtë plikacion. Nuk postoja më asnjë foto pa e përdorur më parë atë. Kanë kaluar më shumë se 6 muaj tani pa të dhe nuk jam ndier kurrë më e bukur.

Autenticiteti është një vlerë thelbësore e imja. Kam vendosur të jetoj sipas vlerave të mia. Bukuria është një tjetër vlerë e imja. Unë e dua bukurinë. Por me çfarë kostoje? Çfarë kuptimi ka të dukeni “bukur” nëse nuk ndiheni bukur? Unë nuk jam e gatshme të marr bëhem pjesë e kësaj më. Unë gjithmonë do të lyhem dhe do të vishem sa herë që dua sepse jam një shpirt krijues. Por unë gjithashtu mund të largohem nga shtëpia ime pa të gjitha këto dhe të ndihem ende bukur! Gjithashtu nuk ka asgjë të keqe me filtrat e Instagramit, ajo që është e dëmshme është të identifikohesh me ta dhe të mos mund të postosh pa to.

https://www.instagram.com/p/Cjf9sIHuds-/?hl=en