Bota

“Koalicioni i të vullnetshmëve”, Zelensky pritet të takohet sot me Starmer në Londër!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me kryeministrin e Britanisë, Sir Keir Starmer në Londër sot.

Starmer dhe Zelensky po planifikojnë të thërrasin një takim të të ashtuquajturit “koalicion të të vullnetshëmve” në javët e ardhshme, raporton media britanike ‘Sky News’.

Mbretëria e Bashkuar i ka shtyrë aleatët e saj të shtrëngojnë kufirin e çmimit të naftës ndaj Rusisë, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.

Ndërkohë sot pritet të mbahet samiti i NATO-s, si dhe të zhvillohet takimi mes presidentit rusë Vladimir Putin dhe ministrit të Jashtëm iranian, ku do të diskutohet për luftën Izrael-Iran dhe ndërhyrjen e SHBA në mënyrë të drejtpërdrejtë në konflikt.

Kryeministri britanik, Keir Starmer tha se kemi hyrë në një epokë të re por të paqëndrueshme. Ai deklaroi se sfida më urgjente është arritja e një paqeje të drejtë e të qëndrueshme në Ukrainë. Starmer shtoi se nëse Rusia nuk ulet në tryezën e bisedimeve të paqes, duhet të paguajë rëndë çmimin.