Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka vendosur që në Lojërat Mesdhetare të mos ketë asnjë shtangist si pasojë e rasteve të shumta të dopingut. Por peshngritësit Briken Calja, Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj shpërthyen në rrjetet sociale duke akuzuar drejtuesit e Komitetit Olimpik. Qerimaj tha se drejtuesit janë militantë partiakë e delegacioni që do të udhëtojë drejt Spanjës, do të jetë i përbërë nga turistë.