Grand Palais në Paris u zbukurua për herë të fundit për koleksionin po të fundit që la stilisti i ndjerë Karl Lagerfeld.
Shtëpia e modës “Chanel” zbuloi koleksionin vjeshtë/dimër, veshjet e të cilës u prezantuan nga modelet dhe miket më të mira të Karl si Cara Delevingne, Penelope Cruz, Kristen Stewart dhe shumë të tjera.
Sfondi shfaqte një fshat të mbuluar me dëborë dhe të rrethuar me male e gjitha në bazë të konceptit të sfilatës.
Gjatë parakalimit të modeleve shumë prej tyre e kishin të vështirë të mbanin lotët ndërkohë që ecnin nën ritmet e këngës “Heroes” nga Davis Bowie.
Stilisti gjerman u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare më 19 shkurt dhe tashmë pasuasja e tij në “Chanel” është Virgine Viard.