Projekti i suksesshëm i “Dancing With The Stars” që ka mbajtur një audiencë të lartë të gozhduar pas ekranit sezonin e shkuar, do të startojë së shpejti në ekranin e televizionit Top Channel. Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbizz-it.
Megjithëse janë përfolur shumë emra të njohur, akoma nuk është bërë publik asnjë nga konkurrentët, të cilët do të jenë surprizë për të gjithë shikuesit. Ndërkohë juria e “Dancing With The Stars”, përbëhet nga një panel me profesionistë dhe personalitete të ekranit shqiptar. Balerini i njohur, Ilir Shaqiri, do të jetë kryetari i jurisë i programit të kërcimit.
Teksa jemi njohur me detajet e dy vajzave konkurrente që do të jenë pjesë e programit më të njohur të kërcimit, një tjetër klip paksa zbulues është publikuar vetëm pak minuta më parë. Në një video të postuar në llogarinë zyrtare të “Dancing With The Stars” në Instagram, mund të shohim një konkurrent që mban në dorë një tabelë me numrin 1. Kush do të donit të ishte?!
View this post on Instagram