Aktualitet

Kontrolle nga AKU, gjoba dhe sekuestrime në tregun e shumicës në Shkodër!

Ka mjaftuar një kontroll ne tregun agroushqimor me shumicë në Shkodër nga autoriteti i kontrollit ushqimor dhe drejtoria e përgjithshme e tatimeve, që të bllokohen mbi 800 kilogramë produkte të ndryshme ushqimore me mangësi të rënda fiskale, nënvizon njoftimi zyrtar. Më konkretisht janë vendosur 8 gjoba, 4 prej të cilave me motivacionin për tregtim të produkteve pa faturë tatimore dhe 4 të tjera për moslëshim të autofaturës.

Gjithashtu produktet e konstatuara pa dokumentacionin e duhur fiskal janë sekuestruar. Drejtoria e Tatimeve ka bërë të ditur se kontrollet në tregjet me shumicë dhe pakicë do të vazhdojnë me intensitet, për të formalizuar aktivitetin ekonomik dhe për të mbrojtur konkurrencën e ndershme.