Bota

Koreja e Veriut ndryshon orën, e çon 30 minuta para

Tashmë që dy Koretë kanë përmirësuar ndjeshëm marrëdhëniet, Koreja e Veriut bëri një tjetër hap, për të qenë edhe më pranë Jugut. Peniani nuk do të ketë orën e tij, por e ka ndryshuar, duke e çuar 30 minuta para, aq sa ora lokale e Koresë së Jugut. Lëvizja e akrepave përpara është vendosur nga Presidiumi i Asamblesë Supreme të Popullit dhe hyri në fuqi sot.