Kryeministri i vendit Albin Kurti është i pari që do të vaksinohet kundër COVID-19 në Kosovë. Kurti do të marrë vaksinën në orën 16:30, në sallën e sporteve “1 Tetori”, në Prishtinë.
Procesi i vaksinimit kundër koronavirusit do të nis ditën e nesërme në Kosovë pas mbërritjes së 24 mijë dozave të para të AstraZeneca. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia së bashku me Këshillin e Kryetarëve të Komunave ka zhvilluar një takim virtual lidhur me koordinimin dhe fillimin e procesit të vaksinimit.
Procesi i vaksinimit kundër koronavirusit do të nis ditën e nesërme në Kosovë pas mbërritjes së 24 mijë dozave të para të AstraZeneca.
Gjatë takimit Vita tha se të parët të cilët do të marrin vaksinën anti-COVID do të jenë personeli shëndetësor, të cilët prej kohësh janë dhe në vijën e parë në luftën kundër virusit si dhe personat mbi 80 vjeç. 250 mjekë e personel shëndetësor nga Kosova janë vaksinuar në Kukës me vaksinat anti-COVID/19 të rerzervuara për ta nga autoritetet në Shqipëri.
Gjatë takimit, u diskutua edhe lidhur me mundësinë e ndryshimit të masave anti-COVID, pas studimit të situatës epidemiologjike. Pas përpjekjeve të vazhdueshme për nisjen e procesit të vaksinimit, ditën e djeshme në Kosovë kanë mbërritur 24 mijë doza të AstraZeneca nga COVAX. Kosova është vendi i fundit në rajon i cili nis vaksinimin kundër COVID-19.