Federata e Futbollit të Kosovës zhvillon nesër Kuvendin e Jashtëzakonshëm, për të zgjedhur pasuesin e Fadil Vokrrit, i ndarë parakohe nga jeta. Vokrrit i takon merita e anëtarësimit të Federatës në institucionet më të larta të futbollit europian e botëror, UEFA dhe FIFA.