Së fundmi Kourtney Kardashian dhe Travis Barker njoftuan fejesën e tyre. Bateristi i Blink-182 i propozoi yllit të serialit “KUWT”, Kourtney-t në një hotel pranë plazhit në Montecito, Kaliforni, ku ai i kërkoi të ishte gruaja e tij. Sigurisht që bukuroshja pranoi dhe tha po. Muzikanti vlen të theksojmë se planifikoi një ambient të zbukuruar me lule në rërë dhe krijoi një atmosferë shumë unike dhe romantike.
https://www.instagram.com/p/CVJzKB2FGUq/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a6fb5946-1890-4740-9e34-673839597e7f
Shumë miq dhe të afërm të Kourtney-t shprehën urimet e tyre për çiftin në postimet e tyre në rrjetet sociale. Mirëpo, ish-partneri i Kardashian, Scott Disick thuhet se nuk e ka pritur mirë lajmin e fejesës. Një burim i afërt me të ka treguar për mediat se ai ndihet vërtet i trishtuar, por do të jetë gjithmonë pranë Kourtney.
Ai gjithmonë do të kujdeset për të. Është nëna e fëmijëve të tij dhe askush tjetër nuk do të krahasohet me këtë. Scott do të jetë gjithmonë pjesë e familjes Kardashian, por është e vështirë për të që të jetë pranë Kourtney dhe Travis.

Rikujtojmë, se Kourtney dhe Scott janë prindër të tre fëmijëve, Mason 11-vjeç, Penelope 9-vjeçe dhe Reign 6-vjeç. Kjo martesë do të jetë e para për Kourtney dhe martesa e tretë për Travis. Motrat e saj, Kim, Khloe Kardashian, Kylie, Kendall Jenner si dhe nëna e saj Kris Jenner ishin të pranishme në propozimin e fejesës, si dhe fëmijët e Barker, Landon 18-vjeç dhe Alabama 15-vjeçe.