Ndërsa ora 07:00 e mëngjesit shënon hapjen e qendrave të votimit dhe disa qytetarë me të drejtë vote i janë drejtuar atyre për të votuar në këto zgjedhje vendore, shënohen dhe problematikat e para.
Deri në orën 09:00 kanë votuar 3.75% e votuesve. Raportimi është dhënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Deri në orën 9:00 kanë raportuar 2753 nga 5213 QV në total Votuar 73947 ga 1974061 zgjedhes në listën e QV-ve të raportuara.
Duke ndjekur problematikat e krijuara në qendra të ndryshme të votimit me pajisjen e identifikimit biometrik ‘PEI’, KQZ ka urdhëruar që të vazhdohet me identifikimin e zgjedhësve me anë të listave të votimit të printuara.
Gazetarja e Top Channel, Elda Menga në një lidhje direkte telefonike për Top Albania Radio nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dha më shumë detaje lidhur me këtë problematikë.
Problematika me PEI-n dhe mungesën e komisionerëve edhe në njësinë më të madhe të votimit në kryeqytet!