Sociale

Kreditë e buta në Tiranë, aplikimi për fazën e dytë!

Zgjatja e afatit të aplikimit për kredi të lehtësuara, sjell efekte pozitive, duke rritur numrin e familjeve që përfitojnë.

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak, kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, theksoi se nga 4409 aplikime, në fazën e parë janë shpallur fitues 2871 familje.

Aktualisht, jemi në fazën e shqyrtimit të ankimimeve të fazës së parë. Sipas afateve do të shpallet lista e aplikantëve fitues dhe jofitues, në përputhje me rezultatet e ankimimeve. Paralelisht, do të bëhet hapja e thirrjes për fazën e dytë të kredive.

Dorëzimi i dokumentacionit do të kryhet pranë sporteleve të pritjes me qytetarin ose përmes Postës Shqiptare, sqaroi Ristani.

Hapja e thirrjes së dytë do të shoqërohet me një njoftim të dytë publik, i cili do të përcaktojë edhe afatin e dorëzimit të dokumentacionit, deri më 31 korrik 2026.