Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.
Pas Luzit dhe Kiarës, Keisi dhe Beati kanë vazhduar drejtimin e programit dhe të ftuar kanë qenë Kristi dhe Kiara. Temë e bisedës ishte dhe marrëdhënia deri tani Kristit dhe Keisit dhe nëse mund të jenë një çift i ardhshëm. Beati e ka pyetur Kristin se çfarë i pëlqen dhe e tërheq tek Kejsi.
Më pëlqen një lloj rezervimi që ka dhe mendohet para se të thotë gjërat dhe e ndjej që është e vërtetë, ka një lloj naiviteti që më pëlqen tingëllon keq, por më pëlqen kur sillet rreth meje, ka zë të bukur…