Bota

Kriza e Venezuelës, Brazili dërgon ushtrinë në kufi

Brazili dërgoi ushtrinë në kufirin me Venezuelën për të “garantuar rendin dhe sigurinë” mes një fluksi të paimagjinueshëm emigrantësh që largohen nga vendi i goditur nga kriza ekonomike. Presidenti Michel Temer tha gjatë një fjalimi televiziv se situata “tragjike” e Venezuelës kërcënonte paqen anembanë Amerikës së Jugut. Miliona venezuelianë kanë lënë shtëpitë dhe vendin për shkak të hiperinflacionit, mungesës së ushqimeve dhe barnave mjekësore.