Aktualitet Rajoni

Kroaci, aksidentohet autobusi me targa shqiptare/Një viktimë, disa të plagosur!

Një autobus me targa shqiptare është përmbysur në Kroaci, ndërsa nga informacionet e para raportohet për një viktimë. Aksidenti rrugor ndodhi rreth orës 23:43 në autostradën A1, mes kryqëzimeve Brinje dhe Ogulin në drejtim të kryeqytetit Zagreb.

Mediat kroate raportojnë se mjeti drejtohej nga një shtetas shqiptar, 58-vjeç, i cili devijoi majtas duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës e më pas autobusi u përmbys.

Në momentin e aksidentit fatal, në mjet ndodheshin 9 pasagjerë, njëri prej të cilëve fatkeqësisht ndërroi jetë. Po ashtu raportohet se disa persona janë plagosur dhe po trajtohen në spitalet e përgjithshme në Karlovac e Ogulin të Kroacisë.