Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e cilësoi qesharake dorëheqjen e Saimir Tahirit: “Dorëzimi i mandatit të Saimir Tahirit është një teatër fëminor, por që nuk mund t’u hedhë hi syve shqiptarëve ai është një nga ushtarët e vegjël të perandorisë së drogës të Edi Ramës dhe kërkon sa të mundet t’u japë Edi Ramës dhe grupeve kriminale oksigjen”. Për dorëzimin e mandatit të Tahirit, jashtë sallës së Kuvendit reagoi dhe ish-kryeministri Berisha në një prononcim për gazetarët ku u shpreh: “Bota po kërkon dorëheqjen e Ramës jo “kokën” e Tahirit”.