Showbiz

Kryeministri britanik së shpejti bëhet baba për herë të 6-të

Boris Johnson do të bëhet baba për herë të 6-të dhe këtë e konfirmuar vetë në një deklaratë për median.

Partnerja e tij Carrie Symonds është në pritje të ëmbël pak kohë pasi ata shpallën zyrtarisht fejesën. Fëmija pritet të vijë në jetë në fillim të verës.

Ky do të jetë fëmija i 6-të i Kryeministrit pasi 55-vjeçari tashmë ka 4 fëmijë me gruan e dytë Marina Wheeler dhe 1 fëmijë tjetër nga lidhja e tij e dashurisë me Helen Macintyre.

Partnerja e Boris Johnson është një ish-drejtuese e komunikimit për partinë Konservatore (Tories).