Kryeministri hungarez Viktor Orban tha se qeveria e tij e re do të sjellë së shpejti rregulla të forta kundër emigracionit. “Ne po ndërtojmë një demokraci të krishterë, dhe nuk do ta dorëzojmë vendin tek të huajt”, tha Orban. Ai njoftoi se do të marrë një qëndrim të ashpër kundër Bashkimit Europian mbi buxhetin e ardhshëm të bllokut.