Kryeministri Edi Rama paralajmëroi arrestime të tjera të bujshme në javët në vazhdim, pas ndalimit të Arbër Çekajt në Gjermani. “Jo se e kërkon Gjermania, por se ne themi atë që bëjmë, e bëjmë atë që themi!”, shkruan Kryeministri në rrjete sociale. Ai shënjestroi edhe Opozitën, që e akuzon për një pakt mes tij dhe ish Ministrit të Brendshëm Tahiri lidhur me dorëzimin e mandatit të deputetit. “Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të Saimir Tahirit, e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani e Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar? Po duan s’duan këta, Shqipërinë do ta bëjmë!”, u shpreh Rama.