Ndërkaq, Francesco Rocca, President i Kryqit të Kuq Italian në konferencën që u zhvillua në Romë, tha se në shpëtimin e Alvinit ka luajtur një rol thelbësor, Gjysmë Hëna Siriane dhe vullnetarët kurdë, që e nxorën fëmijën nga kampi. “Kur e mësuam zyrtarisht praninë e tij në kamp e nisëm operacionin. Pjesa më e vështirë ka qenë që nuk duhet të merrej vesh nga drejtuesi se fëmija po e linte kampin, pasi ka ende prezencë radikale”, tha ai. Rocca tha më tej se edhe transferimi nga ‘Al Hol’ në aeroport ka qenë shumë i vështirë, pasi ndërlidhësit tanë ishin të frikësuar, edhe garancia që kishte për kalimin nga një zonë në tjetrën. President i Kryqit të Kuq Italian theksoi se në kampin Al Hol ka edhe tre fëmijë të tjerë jetim në moshën e Alvinit. Suksesi i Alvinit do na happe rruge per te tjera largime femijesh nga kampi.