Sport

Kukësi dënohet me zhvillimin e një ndeshjeje pa spektatorë

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit dënoi Kukësin me zhvillimin e një ndeshjeje pa spektatorë në “Zeqir Ymeri”, për shkak të sjelljes së gabuar të spektatorëve. Për të njëjtin pretendim ekipi i Flamurtarit vetëm është paralajmëruar në rast përsëritjeje.Gjatë mbledhjes sotme gjithashtu u dënua për provokim të publikut, me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti, lojëtari i Laçit, Ndriçim Shtubina.Vendimet janë gjithsesi të apelueshme brenda 3 ditësh në Komisionin e Apelit të FSHF-së.