Prej shumë kohësh, Meksika, një nga tre vendet organizatore të Kupës së Botës, gëzon mbështetjen e super tifozit Hector Chavez, që nga koha kur priti edicionin e 1986-ës.
Chavez, i cili po shijon Botërorin e tij të 11-të, është i njohur pasi mban një sombrero ‘oversize’, ku ka të stampuar nofkën e tij, “Caramelo”. Kjo sombrero Botërorësh mban flamujt e të gjitha skuadrave pjesëmarrëse në turne.
Super tifozi meksikan shprehet krenar për faktin që ka ndjekur ndeshjen e 543-të në Kupën e Botës dhe ka treguar vështirësitë e hasura për shkak të kostove:
Meksika ka një nga tifozëritë më të mira në botë, një nga ato që udhëtojnë më shumë dhe me më shumë ngjyra. Me traditë, identitet dhe krenari. Jam shumë me fat që jam këtu, me djalin tim në krah që asiston në Kupën e 5-të të Botës. Vazhdojmë ta mbështesim kombëtaren me të gjitha forcat tona.
Kjo është Kupa e Botës më e kushtueshme në histori. Disa nga miqtë që zakonisht më kanë shoqëruar, nuk mundën të vinin. Jemi këtu falë mbështetjes së familjes.
E vërteta është se kemi punuar shumë për të ardhur këtu, në fund ia kemi dalë dhe do të vazhdojmë ta mbështesim kombëtaren deri në fund.